Amnistia në burgje/ Alibeaj-Manjës: Mos ndoshta do të kryhet për efekte zgjedhore!? Ministri i Drejtësisë: Po e marrin në konsideratë sepse…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Komisionin për Çështjet Ligjore Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli për amnistinë në burgje, duke theksuar se kanë arritur në përfundimin se për një kategori veprash të lehta mund të ketë një shans.

Nga ana e tij deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se mos ndoshta ky vendim pikërisht në këtë kohë, po kryhet për efekte zgjedhore.

Pjesë nga diskutimi:

Alibeaj: Amnistia që keni menduar në mbipopullim te sistemit të burgjeve a mos ndoshta kryhet për efekte zgjedhore. Nuk jam kundër. Ju thoni që mbipopullim nuk ka dhe nga ana tjetër po mendoi për amnisti. A mos po mendoni për të ndërhyrë dhe deformuar zgjedhjet lokale të pritshme? Dhe cili ka qenë qëndrimi juaj për sistemin e Drejtësisë?

Manja: Të dënuarit dhe të paraburgosuri votojnë edhe aty ku janë edhe aty ku vuajnë dënimet. Nuk mendoj se amnistia që ne mendojnë ka të bëjë me procesin zgjedhor. Amnistia e fundit është në vitin 2020. Unë thashë se jemi nën kapacitete, por është një shifër e ulët nën kapaciteti dhe ju kemi mbyllur portën të gjitha transferimeve Dhe gjithashtu po e marrin në konsideratë sepse ka të bëjë edhe me funksionimin e sistemit të drejtësisë. Mendojmë se për një kategori veprash të lehta duhet t’u japim një shans, por nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Është një kërkesë që vjen nga të gjitha kushtet. Zvarritja e procese gjyqësore, veprat e lehta penale, pra janë shumë faktorë.

 

Zjarr Tv Ad