Të ftuar në ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, analisti dhe pedagogu Neritan Alibali dhe gazetari i Alfa Press, Poli Hoxha, kanë theksuar që protesta e 6 dhjetorit, ka gjasa që të konsolidojë Berishën si kryetar të opozitës të bashkuar.
Sipas pedagogut Neritan Alibali ‘asnjëherë baza e PD dhe PL nuk e ka dashur njëra- tjetrën, nuk ka qenë një ngjizje e plotë, sidomos kur e filluan si një opozitë që drejtohej nga dy të barabartë, ku Berisha ishte i pari ndërmjet të barabartëve, po Berisha po tenton të tregojë fuqinë e tij.’ , tha Alibali.
“Për të Berisha nuk ka asnjë interes që të largohet nga aleanca me Metën, por Berisha kërkon ta unifikojë opozitën me veten e tij, ‘o unë që jam gri o ai që është i zi’. Megjithëse Rama kërkon ti mbajë bashkë, spiuni dhe non-grata, edhe Rama e ka pranuar që në krahun tjetër është Berisha dhe i është bashkangjitur dhe Meta.
Berisha ka dhe një problem tjetër, çështja e vulës, çështja e përcaktimit përfundimtar, të statusit të PD dhe cili drejton PD.”, tha Alibali.
Ndërkohë që gazetari i AlfaPress Poli Hoxha theksoi që ‘Berisha është në një lloj kurthi, do që protestat ti bëjë edhe më të forta, por është dhe në presionin e militantëve, 10 vjet pa pushtet dhe një qeverisje katastrofike, dhe e ka detyrim përcaktim këtë sjellje të paqtë.’