Analisti bën deklaratën e FORTË: Saimir Tahiri ka në dorë MATERIALE që do të trishtonin disa politikanë

0
142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se ka në dorë materiale të cilat do të trishtonin politikanë të majtë e të djathtë.

Ai u shpreh në “Report Tv” se Tahiri aktualisht ndodhet në pozicion të vështirë, duke theksuar se dilema e vetme është nëse ish-ministri do t’i përdorë këto materiale apo jo.

“Po, zoti Tahiri ka materiale të cilat nëse do të dilnin në dritë do të trishtonin shumë të majtë dhe të djathtë, emra të njohur të politikës shqiptare. Dilema është nëse do t’i përdorë Saimir Tahiri këto materiale.

Varet deri se na çfarë mase shihet se i ka vajtur uji në fyt Saimir Tahirit. Është në një pozicion delikat. Derisa Tahiri të gdhihet në qeli, shumë politikanë nuk do t’i ketë zënë gjumi”, deklaroi Lorenc Vangjeli.

Zjarr Tv Ad