Analisti Mentor Nazarko, këtë të hënë në studion e “Tirana Live”, ka komentuar çështjen e Fredi Belerit i arrestuar për shitblerje votash, i cili sot po pret vendimin e GJKKO .
Nazarko në fjalën e tij është shprehur se autoritetet greke kanë pasur mundësi që ta takojnë dhe nga afër Belirin duke i dhënë mundësi vetes që të mbledhin sa më shumë të dhëna në lidhje me hetimet rreth kësaj ngjarje.
Sipas tij qeveria nuk do të tërhiqet nga presioni i autoriteteve të vendit fqinj dhe se fati i Fredi Belerit, kryebashkiakutr të ri të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, në Himarë është në duart e SPAK.
“Gjatë kësaj periudhe që kanë ndarë arrestimin për seancën e rivlerësimit aurtoritetet greke kanë pasur rastin për shqyrtimin e statusit juridik, ku dhe kanë pasur mundësi ta takojnë. Edhe në shkelje me ligjet e vendit sekretari i ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke dhe zyrtarë të tjerë e kanë takuar dhe mund të kenë një panoramë më të qartë në lidhje me Belerin, që mund të sjellë dhe një qëndrim më të arsyeshëm.
Situate e zotit Beleri ofron disa mundësi në lidhje me pozitën e tij, ku mund të ndiqet në gjendje të lirë mund të shfajësohet, nund të kemi tërheqje të dëshmitarëve janë disa situate që mund të prodhohen nga trysnia diplomatike. Kemi një të re që është edhe zhvillimi i zgjedhjeve në Greqi dhe një tjetër skenar është se pavarësisht masës së sigurisë që mund të vendoset për Belerin dhe të arrestuarin tjetër është një masë penale. Siç është arrestimi i Bulqizës dhe i Lushnjës që qeveria i ka shkarkuar para se të arrestohen.
Qeveria nuk do të tërhiqet nga presioni, fati i tij është në duart e SPAK një organ që është ndërtuar dhe nga duart e ndërkombëtarëve”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Nazarko ka theksuar se vendimi për arrest me burg për Belerim mbase ishte një dënim i rëndë, dhe sot GJKKO mund të vendosë arrest shtëpiak.
Gjithashtu ka komentuar faktin se Xhaçka dhe Dendias do të takohen këtë të hënë në Bruksel
“Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim nga ky takim, pasi SPAK është organi që po e ushtron ndjekjen penale dhe gjykata special dhe nuk pres që këto organe të reja të ndërtuara nga ndërhyrja e ndërkombëtare të cedojnë. Nuk mendoj se do të prodhojë efekt takimi, është e qartë se organet e ndjekjes penale e përdorin në mënyrë të shpërpjestuar arrestimin me burg.
Në një statistike rezultonte se Shqipëria ishte vendi i parë në rajon dhe ndër vendet e para në Evropë, ku ndaj tij dhe atij tjetrit është vendosur arrest shtëpiak”, është shprehur Nazarko.