Analisti parashikon ç’do t’i ndodhë Olta Xhaçkës pas shkarkimit

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti, Arion Sulo i ftuar në rubrikën “Open” në News24, komentoi ndryshimet në qeveri, ku u ndal te largimi i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Sulo tha se largimi i Xhaçkës ishte i pritshëm, teksa bëri një parashikim se çfarë do ndodhë pas ikjes së saj nga qeveria si ministre e Jashtme. Sipas analistit, ish-ministres do i hiqet mandati i deputetes.

“Largimi Xhaçkës ishte i pritshëm. Me këtë largim sot, Xhaçkës i paraprin heqja e mandatit të deputetes. Kjo lidhet me bashkëshortin e saj si investitor strategjik. Mirëpo, Rama këtu është në gënjeshtër, propagandë që nuk mban. Çështja është shtyrë 4-5 muaj nga PS me truke ligjore. Vetë Rama ia ka dhënë investitorin strategjik, bashkëshortit të Xhaçkës, si kryetar i qeverisë. Ku është mos përgjegjësia e tij? E ka firmosur atë”, tha Sulo.

Zjarr Tv Ad