Andi Bushati: Basha ka gjithë të drejtën e botës të rikthehet, dhe ta çajë politikën me këllqet e veta

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tregoi arsyet pse Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës, siç thotë Berisha, por është i vjedhur.

“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti-berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur. Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur.

Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata, që janë gabime politike. Por në raport me Ramën, Berisha dhe Basha janë të barabartë, të dy i ka vjedhur dhe masakruar dhe si njeri i vjedhur ka gjithë të drejtën botës të rikthehet në politikë.

Ishalla nuk thotë do rri në krye të PD se këtu më mban Taulant Balla. Tani i ka ardhur dita ta çajë politikën me këllqet e veta”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad