Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Botuesi Nikollë Lesi thotë se sot nuk ka pasion më për gazetari, duke iu referuar punës së gazetarëve të një brezi më të hershëm që sot i shohim si opinionistë apo analistë nëpër televizione të ndryshme.
Gjatë një interviste në emisionin “Now” të gazetares Erla Mëhilli, ka ndarë një sekuencë nga puna me gazetarin Andi Bushati. Ai tha se Bushati ishte futur në baltë dhe për këtë ai i kishte dhënë dhe shpërblim.
“Andi Bushati kur filloi te ‘Koha Jonë’, kanë shkuar për një ngjarje që ndodhi në Mamurras me një makinë, kanë hyrë në baltë me çizme dhe unë sapo e pashë i thashë financës t’i jepte shpërblim. Dhe Bushati tha më pa nga balta e jo nga shkrimi. Atëherë kishte pasion për gazetarinë. Sot nuk ndodh, nuk ka pasion”, është shprehur ai.