Andi Bushati rendit arsyet pse prangat e Fredi Belerit janë politike

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Andi Bushati tha për “Now” se arestimi i Fredi Belerit, nuk është një arrestim që bëhet në vende demokratike.

Ai tha se kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” u arrestua dy ditë para zgjedhjeve pa u dhënë ndonjë fakt për shkeljet që ai pretendohet të ketë bërë ndaj sipas Bushatit arrestimi i tij është politik.

“Unë mendoj se çdo kandidat opozitar sot, ka të bëjë me një parti shtet që ble vota dhe josh, e çdo kandidat opozitar ndodhet përball një dileme, te rri si buf dhe të shikojë se si po vidhen zgjedhjet ose të përdorë mjetet që përdor kundërshtari.

Por ama nëse përdor të njëjtat mjete, policia dhe prokuroria si vegla qorre janë kundër teje. Të gjitha këto më bëjnë ta shikojë këtë prangosje si një prangosje politike”,-tha Andi Bushati.

Zjarr Tv Ad