Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci betohet te Presidenti Meta

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sandër Beci, anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese është betuar sot në Presidencë. Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua ceremonia e betimit dhe Beci mori “bekimin” e presidentit Meta.

“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit nr.2, datë 15.03.2022, të Gjykatës së Lartë, Sandër Beci u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, njofton Presidenca.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

Zjarr Tv Ad