Sot është zhvilluar seanca për gjyqtarin Artan Lazaj, ku ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK-së.
Gjatë seancës ishte i pranishëm vetëm gjyqtari dhe avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili u shpreh se KPK ka shkelur të drejtat ligjore të gjyqtarit Lazaj.
Avokati Sokol Hazizaj: Në KPK janë shkelur të drejtat ligjore të klientit tim. KPK ka cënuar procedurën civile e administrative. KPK ka shkelur normën ligjor, ka interpretuar në mënyrë subjektive duke anashkaluar provat e subjektit Artan Lazaj.
Gjithashtu, Hazizaj tha se KPK ka shkelur parimet themelore të objektivitetit dhe ka manipuluar tabelat financiare për të ardhurat e Lazajt.
Avokati Sokol Hazizaj: Ne në subjektin e procesit të rivlerësimit, kemi konstatuar dy momente me vlerë për gjithë procesin. A përbënë shkelje procesi i gjykimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve? I kërkojmë KPA ndryshimin e vendimit të KPK dhe rikthimin e Lazajt në detyrë.
Ndërkohë Artan Lazaj ishte i mendimit se KPA ka arritur në konkluzion se KPK ka dhënë vendim të pabazuar.
Artan Lazaj: Vendimi i KPK ka qenë nul, i pa arsyetuar dhe me probleme proceduriale. Kemi sjell prova dhe nuk është bërë analizë e tyre. Çon në konkluzionin se vendimi ka qenë i paragjykuar. Nuk e kuptoj raportin e ILDKPI që unë kam pasaktësi dhe raportim të rremë të pasurisë.