Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, është betuar të hënën në postin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai do ta marrë detyrën e re në fillim të vitit 2017 nga shefi në largim i OKB-së, Ban Ki-moon. Guterres, 67 vjeç, është zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor.
Ai do të bëhet shefi i nëntë i OKB-së 71-vjeçare.
Përvoja ekzekutive e Guterres si kryeministër i Portugalisë dhe si komisionar i lartë për refugjatë i OKB-së ka bërë që ai t’i mundë 12 kandidatët e tjerë për postin e sekretarit të përgjithshëm.///