Apeli i Posaçëm rrëzon Edvin Priftin: Mjeku i zemrës nuk do të kthehet në detyrë!

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti për t’u kthyer në detyrë. Vendimi i sotëm merr formë të prerë dhe deri në shkurt të vitit 2023, Prifti nuk ka të drejtë të veshë përparsen e bardhë të mjekut.

Mjeku akuzohet se ka shitur për 1.1 milionë lekë një valvulë biologjike një pacienteje duke pretenduar se e kishte blerë në privat.  Edvin Prifiti i kishte bërë transplant një gruaje e cila më pas kishte ndërruar jetë. Dy djemtë e saj i kërkonin mjekut lekët sepse nëna e tyre nuk kishte mbijetuar.

Mjeku i njohur bëri kallëzim për dy djemtë e pacientes së tij, se ata po e “shtrëngonin për dhënie pasurie”. Dosja përfundoi përsëri në duart e prokurorëve të SPAK dhe këtë herë me kërkesë të tyre, GJKKO e pezulloi Edvin Priftin nga detyra për herë të dytë.

Sipas trupës gjyqësore, ai duhet të qëndrojë “larg” përparses së bardhë deri në përfundim të hetimeve sepse ekziston mundësia që ai të prishë provat.

Zjarr Tv Ad