Aplikimi i fashës 800kWh për energjinë/ Vasili: Qeveria e hajdutëve çmendet! Thotë se nuk do zbatojë vendimin e ERE-s! Shpërdorim skandal i detyrës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kritikuar qeverinë për vendimin e Entit Rregullator të Energjisë përsa i përket aplikimit të fashës 800kWh në muajin tetor, vendim ky që është pasqyruar sot në Fletoren Zyrtare.

Në një postim në Facebook, Vasili është ndalur tek deklarata e ministres Belinda Balluku e cila tha se pavarësisht se vendimi është pasqyruar në Fletoren Zyrtare, është qeveria që vendos të zbatojë ose jo. Sipas deputetit të PL-së, qeveria shqiptare po tallet me qytetarët pasi sipas tij, nuk ka një vendim zyrtar për të mos aplikuar fashën 800kWh.

Postimi i Petrit Vasilit:

Çmendet Qeveria e hajduteve, thote se po te doje nuk zbaton fare vendimin e ERE-s! Qeveria po tregon nje Haxhiqamilizem shume te trashe te denje per sharlatane, qe s’njohin as Shtet as Ligj.

Çmimin per fashen mbi 800KËh e kerkoi si e çmendur vete Qeveria megjithse ky ishte nje qendrim i lig, tetesisht kunder qytetareve dhe per ti vjedhur e grabitur ata. ERE mbylli syte dhe miratoi ate qe qeveria kerkoi dhe ky eshte çmimi i vetem zyrtar i zbatueshem.

Çmimi i ERE per fashen eshte ne fuqi dhe i botuar ne Fletoren Zyrtare. Kete nuk e luan topi. Vetem nje idiot mund te thote se ka dy çmime ne te njejten kohe: nje çmim zyrtar te ERE-s dhe nje te Qeverise per fashen mbi 800KËh.

Çmimet nuk ndryshohen me pallavrat dhe perdredhjet e Edi Rames, por me vendime zyrtare dhe vetem ne zbatim te Ligjit, kete kerkon dhe detyron Shteti ligjor dhe jo shteti i hajduteve te Rames.

Qeveria nuk ka marre asnje vendim dhe nuk depozituar asnje kerkese ne ERE per anullimin e fashes 800KËh, por vazhdon demagogjine antiligjore.

Qeveria sot tha: “Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kËh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën”.

Ky eshte nje qendrim pak te thuash i çmendur dhe i marrë.

Ligji per Sektorin e Energjise Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 per cakton qarte se Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) furnizon qytetaret energji elektrike me cmime sipas kushteve te percaktuara nga ERE.

Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Percaktimit te Cmimit te Shitjes se Energjise Elektrike me pakice te klientet fundore qe furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE ne dt 23.11.2017.

Eshte percaktuar bile, qe ne se FSHU nuk eshte dakord me çmimin e percaktuar nga ERE mund ti drejtohet Gjykates.

Çfardo, qe vazhdon dhe flet e bën Qeveria eshte:

Shkelje flagrante e Ligjit

Shperdorim i skandaloz i detyres me pasoja financiare

Mashtrim boterisht per qellime politike dhe korruptive dhe asgje me shume.

Zjarr Tv Ad