Gjatë raportimit të punës vjetore në Kuvend, shefi i SPAK Arben Kraja, bëri me dije kohën e nisjes së funksionimit të zyrës së përgjimeve në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Sipas tij që prej datës 18 mars të vitit 2021 është bërë funksionale zyra e përgjimeve në SPAK, të cilat për periudhën 2019-2021 zhvilloheshinn në sektorin e përgjimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
“SPAK ëshë angazhuar në përmbushjen e detyrimit ndaj Moneval për pastrimin e parave.
Është punuar për ngritjen e kapaciteteve të SPAK. Në muajin dhjetor të vitit 2019 deri në mars 2021 përgjimi është kryer në sektorin e përgjimit të komunikimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Në datë 18.03 kryeprokurori ka njoftuar të gjithë organet se me datë 24 fillon funksioni i zyrës së përgjimit në ambientet e SPAK. Është bërë transferimi i përgjimeve. Afati i fillimit të përgjimeve në SPAK ka nisur në datë 24.03.2021.
Është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale kryesishr nga përgjimet. Një drejtim tjetër që dua të thekson është ngritja e sektorit të ekspertizës”, tha Kraja.