“Ardit Gjebrea na dilte me shami, sot luan me Edi Ramën!”/ Lubonja “dush të ftohtë” moderatorit: Humbje dinjiteti dhe personaliteti

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ai Ardit Gjebrea, kur luftonim ne me Berishën, ai dilte në koncertet e Berishës me një shami këtu në kokë “Berisha hero”. Pastaj mik i ngushtë me Ilir Metën. Tani më fton Edi Ramën në 31, bashkë me Sandrin. Mos t’ju vijë keq si televizion, se edhe televizioni juaj ka mëkatet e veta, i dimë” ka thënë Fatos Lubonja në një intervistë për News24, ndërsa tregonte me duar shaminë që shumë vite më parë, kantautori Ardit Gjebrea lidhte në kokë për mbështetjen e Berishës.

Fotoja që qarkullon prej vitesh në rrjetet sociale është në një nga mitingjet e 20 viteve më parë, ndërsa natën e ndërrimit të viteve, Gjebrea kishte të ftuar në programin e tij kryeministrin Edi Rama me të cilin zhvilloi një lojë që zgjati për disa orë.

“Problemi këtu është e keqja. Humbja e dinjitetit, humbja e personalitetit, kjo është e keqja e madhe” u shpreh Lubonja që paralajmëroi se e keqja do të përshpejtohet në 2024. “Vetëm Chavez dilte fliste me popullin” tha ai duke iu referuar tendencave autoritariste të Ramës dhe shfaqjeve “venezueliane” që ofron kryeministri.

Zjarr Tv Ad