Temë e diskutimit në emisionin Review në Euronews Albania ishte zbulimi i rezervuarit të naftës në Shpirag dhe premtimi i kryeministrit Rama për krijimin e një fondi sovran mbi të ardhurat që do të grumbullohen.
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli zbuloi dhe përllogaritjet e bëra prej tij në lidhje me paratë që mudn të grumbullohen nga ky fond.
Sipas tij që një fond sovran të fillojë të funksionojë duhet të grumbullojë të paktën një shifër prej 200 milionë euro. Këtë shifër fondi me naftën e Shpiragut mund ta arrijë për një periudhë një vjeçare.
Ai shtoi se në krye të 7 viteve shuma që do të grumbullojë fondi sovran shqiptar do të jetë 2.1 miliardë euro.
“Fondin Sovran mund ta ngremë por mund të kemi burime të ndryshme, pse jo dhe bakrin dhe lëndën drusore. Duke i dervisiFikuar burimet mund të arrish në një shifër të tillë që të fillosh të investosh.
Që të fillosh të investosh duhet të kesh të paktën një prag 200 milionë euro. Kur mund të na vijnë ne 200 milionë eurot e para? Ndoshta dhe brenda 1 viti, nga ky moment që jemi sot. Sipas përllogaritje të mia më dalin 2.1 miliardë dollarë që do të grumbullohen në 7 vite”, tha Çoçoli.