Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Arian Çani deklaron se SPAK-u tashmë ka në dorë dosje “të tmerrshme” dhe se Altin Dumani gjatë raportimit të tij në një farë mënyre ka dhënë mesazhe për policinë, kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme.
I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Çani thotë se Dumani po i çon mesazh kryeministrit, Taulant Ballës dhe të gjithë policisë.
”Ai është kryetari i një institucioni shumë të përfolur tani. Ai duhet të japë edhe mesazhe të tilla që mirë po biem majtas e djathtas, por do fillojmë të biem edhe nga policia. Ai i çon mesazh kryeministrit, Taulant Ballës dhe të gjithë policisë poshtë. Mesa duket paska dosje të tmerrshme që akoma pritet të ekzekutohen tani”,-tha Arian Çani.