Arian Çani kapet me Metën: Ikni nga vendi, po ju vjen shpata e madhe

0
410
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetimet e nisura ndaj Metës, Kryemadhit, Berishës apo zyrtarëve të tjerë të lartë është një mënyrë për të pastruar politikën nga disa personazhe që e kanë mbyllur ciklin e tyre.

Sipas tij, si Berisha edhe Meta nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet, beteja e tyre nuk të çon askund, ndaj gjëja më e mirë që mund të bënin është të largohen nga politika madje edhe nga vendi.

“Unë e kam thënën zgjidhjen, që në jetojmë në një epokë të vogël tragji-komike ku mesa duket disa njerëz të fuqishëm kanë vendosur që në këtë vend të ndryshojnë elitat, si bëhet kjo? Me votë qenka e vështirë se jemi një nga vendet e vetme në botë ku vota nuk është origjinale, nuk lexohet mirë. Duhet gjetur një mekanizëm, ai që ka fuqi në dorë po kërkon të pastrojë oborrin nga disa njerëz, nuk kemi të bëjmë me 2-3 mëkatarë, këtu janë të gjithë. Nëse SPAK hap një hetim pasuror çdo zyrtar i lartë do ishte në hetim. Mesa duket edhe Berisha dhe Meta kanë vendosur të mos largohen, unë mendoj se po të largoheshin do i linin rehat. Është një mënyrë për të hequr njerëz nga politika. Unë kam thënë nuk e kuptoj akoma të gjithë këta çfarë shpresojnë, se do fitojnë nga kjo histori, pretendojnë se do dalin heronj në fund apo ka diçka tjetër, më duket alogjike. I vetmi rast racional është Ahmetaj, që iku, këta nuk hyjnë më në lojë. Kur ke marrë një njollë nga drejtësia dhe ke qenë në pushtet, je i djegur. Duhet të largoheshin nga vendi se rrezikojnë të ikin në burg. Kur e ke konsumuar pushtetin dhe sheh që një shpatë e madhe po të vjen, një gijotinë, për çfarë e bën luftën”, tha Çani.

Zjarr Tv Ad