Gazetari dhe analisti Arian Çani ka vënë në paralelizëm zgjedhjet e mbajtura më 14 maj dhe spektaklin e suksesshëm Big Brother VIP.
Çani: Ky vend jeton mirë, ka luks të paparë, nuk ka dramë, media në fund të fundit mundohet të reflektojë në një farë mirëqenie apo jo të shoqërisë. Gjithë sot kjo që flitet pas zgjedhjeve është rrugëtimi në shkretëtirë që zgjat, kushdo që do të marrë sot partinë e tretë PD zyrtare qoftë ky Bardhi, Tabaku, Jorida është parë në Sauk duke dalë nga rezidenca amerikane, në vilat në Sauk, tek ambasada gjermane. Nëse më lejon në top kanal sapo ka mbaruar një super show i madh, pe gjë njeri të interesohej pas fitores së Luizit të mendojë çdo të ndodhë me Kristin apo Dea Mishel?! Askush nga njerëzit që kanë votuar Luizin nuk do me ditë se ç’ bëhet me vendin e dytë apo të tretë. Mua më duket shumë interesante. Çdo njeri ka të drejtë të ketë ambicien për të marrë një gjë. Në momentin e parë kur s’marrin dot 1 që e ka Rama fronin e madh, nuk është kjo natyra njerëzore?