Arjan Çani: Pse sot Gazment Bardhi duhet të ishte lider i opozitës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Arjan Çani tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Gazment Bardhi sot duhet të ishte lider i opozitës.

Ai sqaroi logjikën e tij duke thënë se Bardhi ka numrin më të madh të deputetëve me vete dhe nëse do të ofrohej sot si zgjidhje do i takonte me të drejtë të ishte në krye të Partisë Demokratike.

“Gazment Bardhi është i vetmi në këto momente që nuk e di a e ka sinqerisht apo jo, por thotë se nuk ka ambicie. Ndërkohë, ka një kontraditë midis asaj që thotë Bardhi, por jo se e shkakton ai, dhe asaj që është sot në parlament. Fatkeqësisht këtu mungojnë sondazhet për çështje të tilla, por sot Bardhi ka me vete shumicën e deputetëve. Pra, sot sikur për një moment të bënim një test në laborator, sot Gaz Bardhi do të ishte kryetari i opozitës, nuk ka rëndësi si quhet. Nëse Gazment Bardhi sot në një moment do të thoshte ‘unë ofrohem si zgjidhje, unë jam dhe kundër Berishës sepse është non grata, edhe kundër Bashës prej praktikave që po bën, por ndërkohë as nuk jam kundër të dyve nëse ata janë opozitar dhe duan të bashkohen’. Pra, aktualisht Gazment Bardhi po luan politikisht korrekt,” – u shpreh Çani.

Zjarr Tv Ad