Arrestohet Soni Malaj dhe dy këngëtarë të tjerë, u ndaluan nga policia teksa po performonin në skenë

0
1042
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.

Artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

Por sipas raportimeve të mediave eventi ka dështuar pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës shqiptare, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

Pjesë e grupit të këngëtarëve që do performonin në koncert ka qenë edhe Labiront Rexha, por ai nuk është ndaluar nga policia sepse posedonte nënshtetësi zvicerane.

Ai është shprehur se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse personat që e bëjnë këtë shkelje ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…”, ka thënë Rexha.

Zjarr Tv Ad