ARRSH hedh poshtë pretendimet e opozitës: 7.02 km rrugë kanë kosto totale 8.3 milionë euro

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë publike një tabelë zyrtare me të gjitha kostot e projektit “Mbikalimi Shqiponja-Pallati me Shigjeta” në kuadër të Unazës së Madhe të Tiranës, ku hidhet poshtë pretendimi i opozitës se projekti ka vetëm 2.3 kilometra rrugë.

Sipas tabelës, projekti përfshin konkretisht: 2.3 kilometra rrugë kategoria A Urbane; 4.68 kilometra rrugët e shërbimit Kategoria F; 5 km trotuare; 5 km korsi biçikletash; nënkalime këmbësorësh; ndriçim rrugëve kategoria Urbane A; ndriçim i rrugëve kategoria F; punimet e drenazhit dhe kullimit. Përveç këtyre, investimi përfshin mbikalim dhe nënkalim tek Sheshi Shqiponja; dy mbikalime të tjera dhe dy nënkalime përkatësisht tek Lana dhe Astiri.

Kostot për këtë investim qartësojnë se vetëm mbikalime/ nënkalime në rrugën e Kategorisë A dhe ato të Kategorisë F kanë 75% të totalit të kostos në këtë projekt. Po sipas tabelës, 2.34 kilometra rrugë ( Kategoria A Urbane- që është me standardet e një autostrade urbane) kanë si kosto në total 5.3 milionë euro. Thënë ndryshe, kostoja e kësaj rruge për kilometër është 2.2 milionë euro. Ndërsa 4.68 kilometra rrugë Kategoria F kanë si kosto 3 milion euro ose ndryshe 646 mijë euro për kilometër.

E gjithë pjesa e rrugëve në këtë vepër, përfshirë elementët plotësues, është sa 25% e totalit të kostos së projektit. Në një kohë kur opozita pretendon në mënyrë të qëllimshme e spekulative se një kilometër rrugë shkon nga 18-20 milion euro, e vërteta është krejt tjetër sepse 7.02 kilometra kanë si kosto totale 8.3 milionë euro. Pjesa tjetër e kostos shkon për nyjen e madhe të Sheshit “Shqiponja” dhe katër nënkalime dhe mbikalime të tjera që do të ndërtohen në këtë segment.

 

Zjarr Tv Ad