Artan Hoxha ironizon protestën për Belerin: Kaq njerëz i mbledh një shoku im kur i bie goma

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook momente të shkrepura gjatë protestës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Hoxha thekson protesta nuk është ashtu siç u pasqyrua pasi nuk kishte masivitet, teksa turistët vazhdojnë plazhin për hesap të tyre.

Me nota sarkastike, Hoxha shkuan se kaq njerëz sa janë mbledhur i bën bashkë një mik i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Live nga shetitorja e Himares…

Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.

Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores: “Koha eshte e maskarenjeve, por Atdheu eshte i shqiptareve….”

Zjarr Tv Ad