Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompozitori shqiptar Kozma Lara u nda nga jeta mbrëmjen e ditës së sotme. Lajmin për vdekjen e tij në moshëm 89-vjeçare e dha akademiku Vaso Tole, teksa ndau me miqtë e njohur dhe lajmin e hidhur.

Biografia

Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu. Në vitet 1946-49 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me Prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Ne vitin 1958 studion ne Konservatorin P. Iliç. Çajkovski ne Moskë (ish BRSS), ne degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.

Nga viti 1964 – 1972 kontribuon si Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit ne Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Në vitet 1972-1978 Inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë.

Deri në vitin 1979 Mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë Shkollës së Mesme të Muzikës Jan Kukuzeli, Durrës.

Nga 1979 e në vazhdim Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Në 1995 e në vazhdim – në Pension. Kontribuon si Pedagog i Jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve – Tiranë.

Postimi i Vaso Toles 

Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! 😓

 

Zjarr Tv Ad