Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, burime: 27 të shoqëruar dhe 25 kontrolle në disa qytet! Në atentat morën pjesë 2 autorë, njëri shofer dhe tjetri ekzekutor

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

27 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin me 3 të vrarë në Memaliaj. Burime bëjnë me dije se deri në këto momente janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër, ndërsa po vijohet me kontrolle intensive në terren.

Në atentat sipas hetimeve kanë marrë pjesë 2 autorë, njëri drejtonte makinën dhe tjetri ka qëlluar me armë automatike në drejtim të viktimave.

Babai i shumë të përfolurit për krime, Andrea Kalemi, Shyqyri Kalemi u vra në një atentat të trefishtë më 20 korrik, në lokalin pranë bashkisë së Memaliajt, kurse xhaxhai iu plagos. Dy të tjerët e vrarë, ishin klienti Marsel Çela dhe kamarieri i turnit Gledio Muka. Policia gjeti makinën e djegur, brenda saj tre kallashnikovë.

Pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve që luftën e nisën shumë herët, për trafikut e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë.

Andrea Kalemi nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare ndërsa rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k në Memaliaj për tregtim me pakicë dhe shumicë të produkteve, restorant, pika servisi, parkime, lavazhe, hotele, e më gjerë.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Në 2017-ën u arrestua në Tiranë me 2 të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, kundërshtuan punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Dyshohet se u përfshi në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022, ndërsa arriti ti shpëtojë dy atentave.

Në gusht të 2023 Andrea Kalemi u tentua të vritej në ishullin Pax të Greqisë, por 51 vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa në dhjetor të këtij viti u plagos në një burg grek. Ndërkohë në janar 2024, Zamir Kalemi i shpëtoi atentatit kur persona ende të paidentifikuar qëlluan makinën në të cilën udhëtonte pranë rrethrrotullimit të Selitës në Tiranë. Ai u plagos në këmbë.

Zjarr Tv Ad