Autor i masakrës së Lushnjës, Gjykata refuzon kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e Laert Haxhiut

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Laert Haxhiut drejt Shqipërisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun dhe do gjykohet atje vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta.

Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Haxhiu është i dënuar nga gjykata e Lushnjës për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në gjykatën e posaçme për masakrën e Lushnjës me dy viktima e 1 te plagosur.

Zjarr Tv Ad