“Babos i lamë afat deri me 20 Shkurt”- Analiza satirike e Gjekmarkajt për kaosin në Parlament: Nga ‘eurot’ e Dashit, te thirrjet e Palokës për ditët e kiametit!

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Ah e djeshmja filloi me një rënkim. Oh oh , eh , oh dëgjoheshin piskamat e habisë. Sapo në shteg të oborrit Dash Sula u shfaq monotonia mori arratinë. Mbi një seter mekatet e botes kishte renditur. Grykësinë, korrupsionin, koprracinë me pikëllim Shën Françesku goditi. Paranë haram mbi kokat tona holli, ndergjegjet dallgë na i bëri. Gjithë ajo larushi në përkufizimin e vesit e shndërroi për të disatën herë në dashnor të epërm ndaj gjetjes dhe renkues kur e virtytshmja trembet nga paudhesia.

Me befasinë si Skënderbeu turqërinë u hoqi pinin socialisteve këtyre hajdutëve të të drejtave tona.

Kur njeriu nuk mund të bëjë gjeste sublime gjëra të vogla gjithsesi duhet të kryej. Faqe njerëzisë po jap dëshminë. Kur “eurot” si shi binin mbi ne syri ndizej e behej çakerr, imagjinata oqean siç do të thoshte Ditmari për të Babos zemër.

Ato binin të shumtë si flokë deborë dhe ministrat ëndërronin, erdhi e bekuara ditë që mos t’i marrim më tinez po na i hedh Perendia nga havaja.

Teksa Niko me Tezen kishin rënë në një përkundje të ëmbel , me sytë gjysme mbyllur e gojën hapur, Ulsiu i shkundi, zgjohuni more ju plaçin sytë, saber, se janë fallco dhe jemi live.

Muçua me të vetet kishtë ardhë që pa gdhirë bashkë me motrani e shoqeni të mazhorances. Tao e këqyrtë nga lart me mirënjohje. Ai nga poshtë me përulësi.

Në të dalë perkedheljeve e darovitjeve të Kryezevendes Liderit Muli ju përgjigj ” të të vijë rënde, shiko shtëpinë tënde” dhe iku i ngrati duke rëndur drejt paturpësisë. Ed Paloka i dha zë bilbilit e fjalës duke përkufizuar profumin e ri qe do perdorë mazhoranca në diten e kiametit.

Edhe pse hymë në beteje me shumë pak trupa unë nuk u ngrita në lartësinë e detyrës, mbeta në prapavijë me kryqin e kuq, me të sëmuret, pleqtë dhe fëmijët. Gjykimi i Luan Baçit do rrahë mbi mua si tufan. Elisa lëshonte namat e saj nga atje lart. Përgojuat petullat e mia , ja ky qe i hëngri rri si qingj, ju të tjeret mos u ngopshi, jua bëri Zoti qejfin miell e vezë boll.

Ç’te shihnim Genc Gjonçaj ishte bërë si burrë dëbore, i bardhë deri në verbim. Deputetet e Babos ja kishin zili, secili mendonte sikur të ishim ne në vendin e tij, heroi i dites.

Nga larg dëgjohej zëri i Kryezevendes Liderit Muli i cili hutueshëm i thoshte sot po të le me kaq të lyeva si qofte me miell, le të të hajë qeveria per drekë. Kosta i Gramozit dhe Lindites u prek. Po unë ç’kam më pak apo ne akademiket nuk jemi kandidatë per dëshmorë, unë disa herë e kam rrezikuar jeten per Babon siç me ka hije , nejse nuk dua të vdes i mbuluar me miell psheretiu por me jatagan. Ne guzhinë kerkonte një pirun per mesymje po aty i kishin hequr armet e ftohta. Këtë meditim e nderpreu veza mbi makine e Taos që u perhap si reja berthamore. Por ai njeri i mire, nuk u ndie.

Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë Bora pyeti Anilen pse bëjnë keshtu këta kunder Babos sonë, iii sa të keqinj….! Anila i tha : Se ata nuk kanë pafajësi në sy si ti xhan, fali Zot se nuk dinë ça bëjnë. Mete ishte bërë sa një grusht dhe mermeriste, ishallah nuk me kërkojnë ndonjë lek.

Gonxhe dukej më i gjerë se i gjatë. Kur një rregullore e djegur fluturoi mbi qiellin e qeverisë, Bela u ngrit vrikthi. Ajo tha ju mund të digjni gjithçka kot e kini se atë që kerkoni e kemi në mendje e zemer. Damua tundi koken në shënjë miratimi duke mermeritur. Ata mund ti shkatërrojnë karrigen por jo monumentet qe ka në shpirtrat tanë. Pranvera Resuli i tha ti je filozof !

Damua pranoi me modesti. Etilda puliti qerpiket e gjatë dhe pyeti apo jetojmë në kohera epike? Po tha Toni , nuk është keq të mendojmë arken e Noas. Unë me delet nuk rri tha Çuçi se me japin alergji. Majko pranoi se rri kudo si partizanet. Mimi di Puccini ju kujtoji se ishin misionarë dhë në arkë hynë të perzgjedhurit. Po unë po unë vrapoi të interesohej Klodi. Ti tek gijotina i tha Shalsi aty ku pergjeshmeria është me e madhe. Kur te lodhesh ke Ermo qerrateshen per nderrim.

Mes kesi rropullishë ktheva kokën. Jorushi i Tabakeve si peshqesh na kishte lënë mungesen e vet të papërballueshme teksa nga Amerika na mësonte qysh bëhet zonjë Shqipëria me zërin e butë sherbet mbi bakllavanë e tharë. Dikush pyeti ku është Salianji? Lereni dreqin çe doni ai është pruresi i faktkeqsive sapo me mori në tel e me tha që Babo do ndryshojë perseri qeverinë i thashë një minsitri. Ujë ujë pak ujë lypi.

Babos i lamë afat deri me 20 Shkurt të mbathë opingat e të bëhet sikter. Unë kembengula per hir të kronikes ti lëme edhe dy tri ditë po Lideri në perspektive Gazi me vikati , t’u thaftë goja që vë interesin e kronikes mbi atë të demokracisë! Në fund bëme bilancin me harxhet e Isuf Çeles bujar i lindur , duke debatuar rëndë me

Mondin në duhet ta festonim fitoren e rradhes me një kuvazir apo raki boboshtice siç e kerkon tradita. Diatrribes i dha fund toleranca e Kryezevendes Liderit. Ai tha secili çfarë ti lypë xhani dhe brrof ndeshem gotat.

Zjarr Tv Ad