Balla ftesë qytetarëve: Ndiqni debatin në Kuvend për Portin e Durrësit, Aleanca e Rublave të gatshëm ta bllokojnë këtë investim

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pak orë para nisjes së seancës plenare fton qytetarët që të ndjekin Kuvendin, ku do të diskutohet për Portin e Durrësit.

Me anë të një spotimi në rrjetet sociale ai ka postuar një foto se si është sot Porti dhe se si do të jetë nesër, teksa shkruan se projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat imobiliare, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj.

Ndër të tjera ai sulmon edhe opozitën dukee shkruar “do të kuptoni shumë qartë se pse Aleanca Rublave, Sali Berishës dhe Ilir Meta, vjellin vrer dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka ta bllokojnë Portin Turistik të Durrësit. Njëlloj si tek ai filmi dhe këta: njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën”.

“Mirëmëngjes🇦🇱 duke ju ftuar t’i hidhni një sy këtyre dy fotografive (Porti i Durrësit sot dhe nesër) që flasin sa 1000 fjalë, ju ftoj të ndiqni sot diskutimet në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të miratojmë dhe do t’i hapim rrugën investimit më të madh në Shqipëri në fushën e turizmit dhe marinës së mjeteve lundruese turistike.

Projekti ka një vlerë investimi mbi 2 miliardë Euro me një impakt ekonomik direkt që përfshin të gjithë të ardhurat që do të gjenerohen nga zhvillimi i kësaj zone, si të ardhurat imobiliare, hoteleria, ankorimi i anijeve e jahteve, etj. Impakti direkt përfshin gjithashtu punësimin e rreth 12.000 personave, fillimisht në ndërtimin e kësaj zone, më pas gjatë menaxhimit të saj si punësimi në hotele, në restorante, në njësi biznesi dhe shërbimesh. Zhvillimi i zonës do të sjellë për Durrësin përmirësim të infrastrukturës dhe faciliteteve urbane, forcimin e komunitetit, ofrimin e shërbimeve sociale, rivitalizimi të artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.

E di që një pjesë prej jush nuk ju pëlqen fare të ndiqni Kuvendin e as politikën. Por sot duhet ta ndiqni. Do të kuptoni shumë qartë se pse Aleanca Rublave, Sali Berishës dhe Ilir Meta, vjellin vrer dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka ta bllokojnë Portin Turistik të Durrësit. Njëlloj si tek ai filmi dhe këta: “njeriu gëlltit diku një lugë çorbë të prishur dhe e vjell tërë jetën” shkruan Balla në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad