Balla paralajmëron Berishën: Pas 3 marsit nuk do të jeni më kështu, Gjykata do marrë vendimin

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që problemet e brendshme të partisë së tyre të mos i sjellin në Kuvend.

Në fjalën e saj ai theksoi se situata në Kuvend nuk do të jetë e njëjtë si sot pasi pas datës 3 mars Gjykata do të marrë vendimin, duke lënë të nënkuptohet që vula e PD-së do i jepet Enkelejd Alibeajt.

“Kuvendi në seancën e datës 23 janar  ka ngritur ju një Komision për ndryshimet në ligj. E vërteta është se na duhen domosdoshmërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Thirrja ime sot është që kjo seancë dhe shfaqje këtu nuk ka të bëjë me Komisionin Hetimor, me McGinigal por e gjitha kjo bëhet për të intimiduar drejtësinë. Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet me këtë qasje.

Mësoni të bëni kërkesa te Byroja Kuvendit. Duhet të vini me një provë shtesë. Në këto kushte thirrja ime miqësore është që ne nuk jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtime nga Kuvendi. 

Tërhiquni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu, Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”- theksoi ai.

Zjarr Tv Ad