Balliu rrëzohet në tokë gjatë përplasjes me policinë, Bardhi e Nallbati nervozohen: Kriminelë! Do t’ju q* robt

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protesta e sotme e para bashkisë së Tiranës ka përfunduar duke lajmëruar për një tjetër portestë javën e ardhshme. Ndërkohë gjatë protestës janë regjistruar disa incidente. Protestuesit e kanë nisur protestën me incidente dhe tensione duke hedhur flakanë dhe bomba molovë.

Gjithashtu ata gjatë protestës kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin e policisë në tentativë për tu futur në bashki. Ndërkohë gjatë përplasjeve me policinë janë përfshirë edhe deputetët e PD-së.

Gjatë përplasjeve në një moment Klevis Balliu rrëzohet në tokë ndërsa kolëgët e tij, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati janë nervozuar. Ata menjëherë shihen duke iu drejtuar policëve më tone të ashpra ndërsa Nallbati ka përdorur edhe një fjalor banal.

Bardhi dëgjohet në sfond duke iu drejtuar policëve të cilëve u thotë kriminelë, ndërsa Nallbati shan efektivët.

“Do t’ju q* robt,” dëgjohet Nallbati shumë i tensionuar ndërsa është ngjitur në një gur të madh që ndodhej aty dhe kërkon të shohë pas policëve ku gjenden shefat e efektivëve.

Zjarr Tv Ad