Bamir Topi zbulon momentin kur i ndryshoi jeta

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emisionin “S`e luan topi” në Top Channel, Bamir Topi, kësaj here foli jo vetëm për politike por edhe për jetën e tij në fëmijëri e më tej, si një tironc i vjetër.

Po ashtu ai rrëfeu një nga momentet që ai e konsideron se i ka ndryshuar jeta dhe ishte pikërisht momenti kur u zgjodh President i Republikës.

“Ishte një moment si asgjë tjetër, sepse pas disa minutash ti nuk je më i njëjti. Ishte emocion më vete, sidomos numërimi i votave.

Nuk po kuptoja çfarë po më ndodhte, pastaj kujtoj momentin kur unë u nisa për të takuar shokët që i takoja gjithmonë, veç kur erdhi makina e Gardës dhe më futën në makinë dhe më morën, aty e kuptova që tani isha ndryshe,” kujtoi Bamir Topi.

Zjarr Tv Ad