Banka e drejtuar nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, hetohet për pastrim parash (foto-dokument)

0
2136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banka Amerikane e Investimeve e cila drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit të Vendit Edi Rama, është gjobitur nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

SYRI.net, ka zbuluar dokumentin sipas të cilit Banka Amerikane ka kërkuar konstatimin e paligjshmërisë së aktit administrativ të DPPPP-së.

Ndonëse gjkata nuk i ka bërë të ditura detajet e kësaj çështjeje, nga burimet e SYRI.net, kanë thënë se bëhet fjalë për mosraportim të transaksioneve dhe transfertave të dyshimta financiare.

Ajo që ABI Bank ka sjellë risi në Shqipëri krahas faktit se drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është se ronësia e kësaj banke është tërësisht e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale.

Ndonëse të gjitha bankat në vend pronësinë e kanë të njohur dhe bërë publike e kundërta ndodh me këtë bankë, duke nritur njëherësh yshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.

Nga ana tjetër opozita e vendit ka hedhur herëpashere akuza në lidhje me pastrimin e parave nga kryeministri me anë të kësaj banke.

Tashmë gjobitja në lidhje me akuzën e pastrimit të parave ngre akoma më shumë dyshimet mbi këto denoncime të bëra vazhdimisht nga ana e opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad