Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Pasha zotin nuk do të kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Bërxullës nuk kanë marrë përgjigje nga Hipoteka, edhe pse i kishin lënë afat 24 orë kohë.

Sot ata sërish kanë shkuar pranë ambienteve të Hipotekës, ndërsa paralajmërojnë se do të futen me forcë dhe do të përplasen edhe me policinë.

Për gazetarët, njëri prej banorëve tha se me ta po bëhet një paligjshmëri e madhe. Ndërsa u bën thirrje drejtuesve që t’ua certifikojnë sa më parë pronat e tyre.

“Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori.

Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit.

Zotëria ka bërë aplikim që në 2015. Këta nuk ja legalizojnë. Thotë sillni edhe njëherë aplikime

Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim.

Pasha zotin nuk do të kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë.

Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diell me sy.

Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur.

Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken.

Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë,” tha një prej banorëve.

Zjarr Tv Ad