Futbollistët e Barcelonës i përgjigjen pozitivisht mesazheve që Neymar ka lëshuar kohët e fundit për një rikthim të mundshëm në ekip.
Sipas gazetës pranë Barcelonës, El Mundo Deportivo, lojtarët e skuadrës do të ishin krahëhapur për ta pritur brazilianin. Edhe pse ishte protagonist i transfertës më të bujshme në futboll duke kaluar tek PSG, lojtari duket se nuk është i lumtur në Francë dhe së dëshiron dëshpërimisht të rikthehet në kryeqytetin katalan.
Ditët e fundit lajme të ndryshme janë publikuar sipas të cilave braziliani ka shprehur keqardhje për largimin nga Barça dhe se largimi nga Parisi i faturohet sipas futbollistit më së shumti mungesës së konkurrencës që po e pengon të shfaqë talentin e tij.
Mundo Deportivo bën të ditur se ai ka folur me disa prej shokëve të skuadrës duke iu rrëfyer dëshirën për të veshur sërish fanellën blaugrana. Mendohet se edhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta harrojnë mënyrën si u largua dhe çfarë ndodhi pas transferimit të tij në Francë. Nga ana tjetër ka lajme se Neymar kërkon të largohet pasi e ndjen se do të mbetej në hije tek PSG për shkak të shkëlqimit të Kylian Mbappe.