Bardh Spahia reagon për vizitën e Ramës: Nuk mund të bëjë show në muzeun e Kujtesës, aty komunizmi ka torturuar bijtë e Shkodrës

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama dje në kryeqendrën e veriut. Ai është ndalur veçanërisht te vizita në muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës, për të gjithë ata që u torturuan dhe vranë nga diktatura komuniste.

Sipas tij, Rama nuk duhet të hynte atje pa kërkuar më parë ndjesë. “E bën që Shkodrës t’ja dëshmojë në çdo kohë e në çdo formë urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane”, shkruan Spahia.

Ai thotë se në atë hapësirë janë torturuar e kanë vuajtur tortura nga më çnjerëzore bijtë dhe bijat e Shkodrës. Por sipas Bardh Spahisë, Edi Rama nuk ka nga ta dijë këtë sepse vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:

Pas masakrës zgjedhore të 14 Majit, Edi Rama u rikthye në vendin e krimit. E bëri duke nisur nga një vend që kurrë nuk do të duhej të hynte brenda pa kërkuar më parë ndjesë. Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës nuk mund të jetë një hapësirë që kryeministri mund të dhurojë show-n e radhës në sytë e shkodranëve dhe shqiptarëve, pasi ai nuk e kupton peshën e rëndë që ka ai vend dhe ajo godinë.

Për shumë familje brenda asaj hapësire dëshmohen vuajtjet e torturat çnjerëzore që kaluan të afërmit e tyre, bij e bija të Shkodrës. Nuk ka si ta dijë një kryeministër që vjen nga një familje e nomenklaturës komuniste. E bën që Shkodrës t’ja dëshmojë në çdo kohë e në çdo formë urrejtjen patologjike që ka për të, pasi nuk ka të ngopur nga dhunimi që kërkon t’i bëjë qytetarisë shkodrane.

Me të njëjtat skema si paraardhësit e tij, Edi Rama në 14 Maj i vërsuli Shkodrës krimin, paratë e pista, administratën patronazhiste, policinë politike dhe çdo instrument tjetër për ta nënshtruar, duke i tjetërsuar vullnetin e lirë qytetarëve të saj.

E sot me shfaqjen e tij në rrugët e Shkodrës, përmes të njëjtave forma presioni e dhunimi çertifikon krimin elektoral që prodhoi vetëm 5 ditë më parë. Ai dhe shpura e tij harrojnë se Shkodra nuk i është nënshtruar asnjëherë të keqes dhe gjithmonë përballë saj ka dalë më e fortë.

Zjarr Tv Ad