Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përfshirë në debate teksa diskuton për projektin e Portit të Durrësit. Deputeti i PD, Gazment Bardhi kërkoi shpjegime për përjashtimet nga taksat, ndërsa gjatë debatit iu drejtua mazhorancës duke i thënë se “ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca”.
Gjate debateve, Bardhi deklaroi se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes me Portin e Durrësit dhe të dalë i humbur nga ky biznes.
Bardhi: Një nga kolegët më tha që quhen tani rezidenca, nuk quhen pallate. Ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca, sepse unë ashtu i njoh. Unë nuk ndërtoj pallate dhe nuk di të ndërtoj pallate. Unë po përpiqem të shpjegoj pyetjen time. Përjashtimet nga taksat për apartamentet që ky investitor do shesë a ndikojnë tek konkurrenca me ndërtues të tjerë, kjo ishte pyetje.
Bushka: Ju thanë jo për këtë, nuk ka. A ka mundësi të vazhdoni me pyetjet e tjera.
Bardhi: Unë nuk po flas për tipologjinë e zhvillimit, po flas për veprimtarinë ekonomike.
Dëgjova në përgjigjet tuaja që kontributi i shtetit do jetë i shtrirë ne 20 vjet. Kush është ky kontribut? Ju vendosni në dispozicionin pronën publike.
Kadiu: Shtrihet në 20 vjet kontributi shtetëror duke qenë se zhvillimi zgjat 20 vjet. Më e thjesht se kaq nuk ka.
Bardhi: Pra leja e ndërtimit do merret pas 20 vjetesh, prandaj taksa do paguhet pas 20 viteve. Ky do ndërtojë në ajër, në këtë moment ne do marrim vetëm të ardhura. Kështu e kuptova unë.
Bushka: Fjalën e keni marrë pa leje
Bardhi: E kam unë radhën e fjalës, ju pse ndërhyni…Sa i takon…Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe del i humbur nga ky biznes.
Këtë e thotë marrëveshja që ke sjellë ti…Ti pusho se del jashtë ndryshe.