Basha del në skenë: Do të jem aktiv në fushatë për zgjedhjet e 14 majit!

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Këtë deklaratë deputeti demokrat e tha jashtë parlamentit ku ndoqi fjalën ë Presidentit të Austrisë Alexander Van der Bellen. Basha u shpreh se fajtor për përçarjen në PD është vetëm Sali Berisha.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Basha.

Teksa u pyet edhe lidhur me auditimin e publikuar nga Rithemelimi dhe burimin e parave ruse, Basha u shpreh:

“Le të pyesë listën e të ftuarve në listën e tij familjare”.

Zjarr Tv Ad