Basha kërkon interpelancë me Ramën: Të sqarojë urgjentisht deklaratën për …

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lajmëruar se PD do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Rama, lidhur me deklaratat e tij për largimin e policisë së Kosovës nga veriu, dhe marrjen e kësaj zone në kontroll nga KFOR.

Ndërsa e ka cilësuar Serbinë si “delen e zezë të Ballkanit”, Basha shprehet se “Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu”.

Sipas kreut të PD, “një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri.

Basha shton më tej se “nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme”.

“PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interpelancë me Ramën për këtë deklaratë”, ka deklaruar ai i ftuar në Euronews Albania.

Basha: Serbia është delja e zezë e Ballkanit është një vend i dyzuar dhe gjithmonë përdorin mjete të tjera për të zgjidhur problemet politike. Aleati më i ngushtë i Vuçiç është shpallur “Non Grata”. Moska nuk e bën këtë për interesat serbe. Interesi i Moskës është të hap një front të dytë. Në këtë front të dytë po përdor qytetarët e një vendi tjetër.

Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë.

Zjarr Tv Ad