Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar ditën e sotme se ka marrë një letër nga PD dhe pas saj njoftoi seancën se Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit të Partisë Demokratike.
“Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.
Pas fjalës së kryeparlamentares, deputetët e opozitës shpërthyen në brohorima e të qeshura. Kjo pasi nuk ka ndodhur më parë që kryetari i grupit parlamentar të vetë-shpallet, por ai është zgjedhur nga deputetët e grupit parlamentar.
Në seancë pati debate lidhur me këtë çështje, mes Gazment Bardhit dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila ka pranuar në mënyrë të paprecedentë të shpallë Bashën kryetar grupi.