Basha reagon ashpër: Do t’ju marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë? Luftë do ketë!

0
1474
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

çadra e protestës ka folur me tone të ashpra kundrejt Kryeministrit Rama, duke thënë se ora e tij ka mbaruar dhe kushdo që godet qytetarët do të tërhiqet zvarrë.

“Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët po vjen, ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët se do vimë t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë. luftë do ketë, deri sa të fitojnë qytetarët. Thyejini dritaret, ngrihuni protestoni, reagoni. Askush të mos kujtojë se kjo është lojë se jemi këtu për ti bërë llogari, për ndryshme vala e ardhshme popullore do t;iu fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore dhe jo një manifestim partiak. Popullit i ka ardhur fundit, durimit tonë i ka ardhur fundi, boll me provokime dhe me akte të pahijshme në kurrizit të qytetareve dhe bizneseve” tha Basha.

Kreu i opozites, Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve që reagojnë edhe më shumë dhe nësë është e nevojshme të përdorin dhe dhunën.

“Nuk do gjeni vrimë miu për tu futur. Kudo ku jeni për çdo padrejtësi ndaj çdo qytetari, reagoni qëlloni me gusht, koha kur populli mund të trajtohet si dele po merr fund, Këtu do jemi deri sa ta mposhtim padrejtësinë. Ne do luftojmë deri në fitore dhe jemi në këmbë, populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë në dorë fatin e vet europian”- perfundoi Basha.

Zjarr Tv Ad