Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.
Përmes një njoftimi në Facebook, kryedemokrati thotë se ky është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv. Basha inkurajon institucionet e drejtësisë të vijojnë punën pa asnjë hezitim kundër kësaj gangrene që shkatërron mirëqëniëen e shqiptarëve.
“Përshëndes vendosmërinë e SPAK për hetimin e thelluar të aferës së shekullit, e cila u kushton takaspaguesve shqiptarë më shumë se 430 milionë euro.
Sekuestrimi i inceneratorit fantazëm të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv. Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve. Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!”-shkruan Basha.