Analisti Genc Burimi është shprehur se mund të ketë një bashkëpunim në të ardhmen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe Partisë Socialiste.
Komentet Burimi i bëri në një intervistë në Panorama TV, ku tha me ironi se Basha është si Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që ka Statusin, por nuk ka mbështetjen popullore.
“Është normale që Berisha të ketë shpresë, pasi është një proces gjyqësor për logon. Berisha të vazhdojë të shpresojë, të thotë që PD është e tij, por edhe duhet të përgatisë një parti rezervë për zgjedhjet e 2025. Por ardhja e Bardhit mund të thotë se partinë e re do e krijojë ai dhe në zgjedhjet e vitit 2025 Berisha të futet në zgjedhje në koalicion me Bardhin dhe jo me Metën. Basha është si një gjeneral i ushtrisë së vdekur, pasi nuk ka ushtarët.
Berisha ka ushtrinë, ka partinë, por nuk ka titullin Gjeneral. Sa më shumë po kalon koha, aq më shumë pyesim veten që të shpallej “non grata” Berisha, në një kohë kur çakalli bënte namin. Amerikanët janë gabuar. Sot në Shqipëri kemi arritur në një pikë si në asnjë vend të Europës moderne. Rama ose është i paaftë që zgjedh hajdutët, ose është edhe ai i korruptuar. Basha çfarëdo që bëri në Asamblenë e tij, ka bërë krimin suprem, puç në partinë e tij, si Makbethi.
Në dy javë Basha mori partinë dhe të tjerët janë thjeshtë për të zyrtarizuar puçin primar. Nuk më shokon ndryshimi i Stautit ku ai shpallet kryetër i përjetshëm, sa marrja e partisë me puç. I takon Berishës, Bardhit dhe opinionit që të mbrojnë partinë e tyre. Basha sot është në një pozitë më të mirë se Berisha dhe Bardhi nga ana institucionale. Basha bëri diçka të padenjë për PD-në. Basha nuk gjeti asnjë rezistencë, e mori partinë falas.
Kush e mendonte se në shtator do të ishte Basha kryetar i PD dhe me statuse të rregulluara sipas tij. Nga ana praktike Basha veproi në mënyrë shumë finoke. Unë mendoj në një bashkëqeverisje Basha me PS, jo Basha me Ramën, pasi Rama është kartë e djegur. Rama vijon të mbetet aty, pasi amerikanët nuk kanë ende një xhol rezervë.