Bashkëpunim me Bashën apo me Bardhin? Çuçi: Kryetarin e PD e njeh gjykata, do trokas në derën e atij që…

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka folur ditën e sotme për bashkëpunimin me opozitën. Ai u pyet se në derën e cilit do të trokasë, të Gazment Bardhit, apo Lulzim Bashës, teksa tha se do të bashkëpunojë me atë që ka përfaqësinë ligjore.

“Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja.
PD tani për tani e ka një kryetar të grupit parlamentar dhe një kryetar të partisë. Secila parti rregullohet me ligjet e veta”, tha Çuçi.

Ai theksoi më tej se “Kryetarin e PD-së e njeh gjykata nuk e njoh unë, kjo është shumë e qartë”. “Kryetarin e grupit parlamentar të një partie e njeh Kuvendit. Unë përgjigjem për grupin parlamentar të PS-së”, shtoi përfaqësuesi i PS.

Çuçi deklaroi se grupi parlamentar i një partie i ka rregullat e qarta dhe se nuk e zgjedh PS, kryetarin e një partie apo grupi parlamentar.

“Në konferencën e kryetarëve do ulem me këdo që në bazë të ligjit i takon të ulet. Mos prisni ta zgjedh unë kryetarin e grupit parlamentar të PD-së. Nuk e zgjedh PS-ja se kush është kryetari. E zgjedh ligji, rregullat që kemi përcaktuar bashkërisht dhe aty e ul Kuvendi atë që në bazë të ligjit duhet të jetë dhe përfaqësues të deputetëve. Do ta shihni shumë shpejt. Duroni! Për ne interes kanë prioritetet. Më pyesni se çfarë ndodh brenda grupit parlamentar të PS-së. Grupi parlamentar i një partie i ka rregullat e qarta. Ka ligje. Nuk e përcaktojmë ne dhe nuk kam as dëshirën, as tagrin…Nuk është grupi parlamentar i PS-së që do përcaktojë se kush është kryetari i një partie, apo një grupi parlamentar të caktuar”, tha ai.

Zjarr Tv Ad