“Bashkëpunimi me Serbinë kërkon praninë e Kosovës”, Majko: Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendësojnë njëra-tjetrën përballë Beogradit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko iu kërkoi sot nga foltorja e parlamentit deputetëve të votojnë për rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së dhe pohimin e vetes. Ai deklaroi se në kushtet aktuale gjeopolitike, bashkëpunimi me Beogradin kërkon praninë e Kosovës.

“Tirana dhe Prishtina e kanë të pamundur të zëvendësojnë njëra-tjetrën përballë Beogradit në Serbi janë me qindra shqiptarë të humbur, pa varr që na thërrasin në heshtje. Të mos i harrojmë! Ju ftoj të votojmë rezolutën për mbrojtjen e UÇK-së, të mbrojmë nderin e vajzave dhe djemve, kuraja e të cilëve kaloi brezin e vetë, të pohojmë veten dhe të shkruajmë përgjigjet tona të cilat janë më shumë se një rezolutë”, deklaroi Majko.

Zjarr Tv Ad