Bashkëshortët në jetën reale të aktorëve të serialeve turke

0
2063
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I shohim krahë për krah njëri tjetrit në seriale të ndryshme dhe na pëlqejnë si çifte, por cilët janë bashkëshortët e aktorëve në jetën e vërtetë?

Burak Özcivit dhe Fahriye Evcen, kurorëzuan dashurinë e tyre më 29 Qershor të vitit 2017. Çifti u njoh në serialin “Trumcaku”, por dashuria mes tyre lindi në xhirimet e filmit “Aşk sana benzer” ku Burak Özcivit ishte gjithashtu skenaristi i filmit. Fahriye dhe Burak kanë një djalë i cili quhet Karan. Ata janë shumë të lumtur dhe janë një nga çiftet më të preferuara të publikut.

Eda Ece dhe Buğrahan Tuncer, prej disa kohësh janë në një lidhje. Aktorja e bukur e serialit “Mollë e ndaluar”, është shumë e dashuruar me basketbollistin e njohur. Prej tyre ende nuk ka lajme rreth martesës. Çifti po shijon lidhjen.

Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel prej vitesh janë të martuar. Aktorët janë shumë të famshëm dhe të dashur për publikun, madje kanë luajtur në një serial së bashku. Që prej vitit 2009, aktorët jetojnë të lumtur me njëri tjetrin.

Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, janë një nga çiftet më të dashura për publikun. Ata e kurorëzuan dashurinë e tyre më 8 Korrik të vitit 2016. Çifti u njoh në serialin “Mes dy dashurish” dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.

Barış Arduç dhe Gupse Özay, prej 5 vitesh janë në një lidhje. Ata kanë luajtur së bashku në serialin “Deliha”. Çifti ende nuk ka plane për martesë, por duket se mes tyre ka një dashuri të pastër e të sinqertë.

Hande Erçel dhe këngëtari i njohur Murat Dalkılıç prej kohësh janë në një lidhje. Edhe pse janë të dashuruar me njëri tjetrin, ende nuk kanë planifikuar ta kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Zjarr Tv Ad