Bashkimi i PD-së gjithnjë e më i largët, thellohen akuzat/ Pampuri-Nokës: Na ke fyer rëndë, shumica e deputetëve…

0
750
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, e cila mban dhe statusin e zëdhënëses së grupit parlamentar, i është përgjigjur deklaratave të bëra më herët nga Flamur Noka, i cili tha se të gjithë janë kundër Enkelejd Alibeajt.

Pampuri pretendon se është e fyer nga deklaratat e Nokës, të cilat i konsideron gënjeshtra dhe mashtrime.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ORJOLA PAMPURI

Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve.

Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve.

Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.

Zjarr Tv Ad