Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë një ditë pas protestës së PD-së duke zbuluar se qasja e socialistëve nuk ndryshon ndaj Sali Berishës.
Pyetje: Pjesëmarrja e lartë në protestën e PD-së, a do të ndryshojë qëndrimi i PS-së ndaj Sali Berishës, është komentuar gjerësisht në media?
“Ku është komentuar, në media? Unë Baton Haxhiun se marr kurrë seriozisht, merr të kundërtën atë që thotë dhe ajo është e vërteta”, tha fillimisht Taulant Balla.
“Sot i kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve të PD sepse nuk ishte firma e Berishës brenda shkresës, nëse do të ishte firma e tij brenda nuk do pranohej, kjo qasje do të vazhdojë. Non grata është Berisha, shkresë që mban firmën e Berishës këtu sa të jem unë kryetar i PS nuk merr mbështetje dhe as nuk votohet në Kuvend. Në këtë aspekt unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave sepse jam vetë organizator i mirë për eventeve të mëdha politike”, tha Balla