Blendi Fevziu u pyet nga gazetari Ylli Rakipi lidhur me vizitën e Presidentit Begaj dhe kryeministrit Rama në New York, në punimet e OKB, ku Shqipëria drejton përkohësisht Këshillin e Sigurimit.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu deklaroi se kjo është çështje fati dhe se këtë herë ky fat i ka rënë Begajt dhe Ramës.
Kujtojmë se Presidenti u nis drejt New York-ut me një delegacion të madh këshilltarësh, ku ishte edhe parukierja e gruas së tij dhe shoqërues të shumtë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Edi Rama dhe Bajram Begaj janë nisur në OKB. Si e arritëm këtë ditë të drejtojmë ne OKB-në? Mos vallë Fevzi ka ikur për lesh kjo botë, që Bajrami dhe Edi Rama të kenë këto detyra?
Blendi Fevziu: Pse vetëm Shqipëria? Shqipëria është anëtëre e përkohshme dhe i erdhi rradha këtë herë. Vjen një herë në 100 vjet.
Ylli Rakipi: Ju paska rënë këtyre të dyve domethënë.
Blendi Fevziu: Lufta e Kosovës i ra Majkos. Nuk I dihet kujt i bie.
Ylli Rakipi: Ndoshta na ra ne, sepse Bajrami ka qenë edhe ushtarak.
Blendi Fevziu: Ne kemi të drejtën e drejtimit dy herë. Është koha kur zhvillohet sesioni i përvitshëm, pra të gjithë liderët janë aty. Rama do të drejtojë një mbledhje që ka lidhje me Ukrainën.
Nuk e di pse vajti edhe Rama edhe Begaj, zakonisht shkon vetëm njëri.
Ylli Rakipi: Bajrami kishte marrë me vete edhe parukieren, ngaqë në New York nuk kishte parukiere. Përfytyro të kishte flokë edhe ky Edi Rama… Vetëm personel sigurie kishte pak, ngaqë dihet se nuk rrezikohet nga asgjë.
Blendi Fevziu: Para disa ditësh doli një lajm, që Ksamili kishte rënë në Trip Advisor. U kontaktua një kompani që për arsye të kalkulimeve i hyri kësaj dhe u zbulua se nuk kishte lidhje. Trip Advisor kishte qenë një agjensi varkash që e kishte emrin Ksamil. Është një gjë që nuk e verifikon askush.