Beleri kërkesë gjykatës së Durrësit: Më lejoni të kryej betimin!

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg nën akuzën për blerje votash, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së shkallës së parë në Durrës.

Beleri kërkon që të lejohet të kryejë betimin si kryebashkiak i zgjedhur në Himarë, gjatë zgjedhjeve të 14 majit, edhe pse i arrestuar nga SPAK për blerje votash. Mësohet se kërkesa ka mbërritur në gjykatën e Durrësit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, ku gjyqtar i çështjes është caktuar Rexhep Bekteshi.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 maji, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota. Ndërsa kërkesa e tij për një masë më të lehtë sigurie është rrëzuar dy herë nga Gjykata e Lartë.

Zjarr Tv Ad