Beqaj në Spitalin Universitar të Traumës: Proteza falas edhe për pacientët e Neurokirurgjisë

0
852
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për herë të parë në Shqipëri, pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore do të mund të përfitojnë proteza tërësisht falas dhe me një standard cilësor, tejet të lartë. Ky shërbim ka filluar të ofrohet prej dy javësh në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë realizuar me sukses të plotë edhe pesë ndërhyrjet e para.

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ishte në mjediset e spitalit ku takoi nga afër dy prej pacientëve që kanë realizuar ndërhyrjet. Janë 300 milionë lekë në vit që janë investuar për këtë qëllim të shërbimi i Neurokirurgjisë në SUT, u shpreh ndër të tjera z. Beqaj, duke theksuar se, “bashkë me 400 milionë tek Trauma dhe 500 milionë te shërbimi Universitar i Ortopedisë, domethënë 1.2 miliardë vetëm në këtë spital, që është Qendra Kombëtare e Traumës së vendit financojmë këtë vit protezat. Dhe është pjesë e financimit prej 1.8 miliardë që është në gjithë vendin”.

Ministri Beqaj tha se kjo është një ndihmë jo vetëm për pacientët por edhe për mjekët pasi ju jep mundësi atyre të shprehin më të mirën në profesionin e tyre. “Është goxha ndihmë, besoj unë, në radhë të parë për pacientët, është edhe për ju vetë që punoni përditë, domethënë, qoftë sepse arrinit shërbeni njerëzve, arrini të shprehni më të mirën tuaj në profesion, për fat të mirë ne edhe, me sa e konfirmoni ju, dhe cilësia e protezave dhe instrumentave që bëjnë të mundur është goxha e lartë”, nënvizoi, z. Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë solli edhe një herë në vëmendje investimet që po bëhen në spitalin Universitar të Traumës, duke theksuar se në pranverë do të jenë gati edhe mjediset e rikonstruktuara të Fizioterapisë së këtij spitali, ku të sëmurët do të kenë mundësi të bëjnë më shpejtë edhe fazën e rikuperimit.

Zjarr Tv Ad